
Avokati i Popullit vizitoi pikën kufitare në Kullë/Rozhajë
Prishtinë, 17 prill 2024 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe Shqipe Ibraj Mala, drejtore e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, vizituan stacionin për mbikëqyrje të kufirit (SPMK) në Radac dhe pikën e kalimi kufitar të Kullës.
Vizita u realizua së bashku me shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, Arjun Shrestha dhe Koordinatori i Programit për të Drejtat Civile/Kosovë (CRPK), Mentor Seferi.
Drejtori i DRK-së Perëndimi, Kolonel Nexhmi Krasniqi, Komandanti i PKK Kullë, Kapiten Bajram Koliq dhe komandanti i SPMK-së, Kapiten Asmir Zekiq, prezantuan punën dhe aktivitetet e tyre që i mbulojnë sa i përket detyrave të policisë kufitare. Ky stacion mbulon një territor prej 103 kilometra në katror dhe brenda një muaji kryejnë dhjetë patrollime të përbashkëta me policinë e Malit të Zi. Gjatë vitit të kaluar, në këtë pikë kufitare kanë kalur mbi 619 mijë persona dhe mbi 240 mijë mjete morotike.
Koloneli Krasniqi theksoi se në territorin e Malit të Zi ekziston një zyre e policisë ku janë të vendosur zyrtarët policor të të trija shteteve, të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ata theksuan se nuk kanë regjistruar asnjë ankesë ndaj zyrtarëve policor nga emigrantët që kalojnë përmes pikave kufitare të Kosovës.
Objekti ku është i vendosur stacioni policor në pikën e kalimit në Kullë është kontejner dhe nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të punës, e aq më tepër ku nuk kishte një dhomë të ndalimit. Përderisa, stacioni për mbikqyrje të kufirit ishte i standardeve të larta dhe ishte një ndër stacionet më të mira në vend, për cka Koloneli Krasniqi falenderoi kryetarin e komunës së Pejës për sigurimin e lokacionit për ndërtimin e këtij stacioni policor.
Avokati i Popullit theksoi se marrja e masave dhe përgaditja që duhet të kenë institucionet e sigurisë janë të domosdoshme si parandalim të çfarëdo rasti të krizave, duke qenë të përgaditur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, respektivisht të refugjatëve.
Shqipe Ibraj Mala prezantoi punën e MKP-së për vizitat që i bëjnë në pikat kufitare, në bashkëpunim me UNHCR-në dhe CRPK-në, me qëllim të mbledhjes së informatave në kushtete në të cilat punojnë këto stacione policoresi dhe kushtet e mbajtjes që ofrojnë për personat e ndaluar.
Të pranishimit u zotuan për forcimin e bashkëpunimin në të ardshmen në dobi të përmirësimit të kushteve për personat e ndaluar dhe për zyrtarët policor.