
Avokati i Populli takohet me shefin e OSBE-së, Michael Davenport
Prishtinë, 18 prill 2024 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, dhe diskutuan çështje të shumta që ndërlidhen me të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve.
Ambasadori Davenport theksoi se vlerëson punën e Institucionit të Avokatit të Popullit që ka bërë që nga themelimi i saj 24 vite më parë duke përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut në vend.
Z.Qelaj tha se bashkëpunimi me misionin e OSBE-së ka qenë i rëndësishëm e cila ka ndihmuar institucionet e vendit për të bërë ndryshime pozitive dhe e ka bërë më të lehtë punën e IAP-së.
Ata u zotuan për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit tashmë konstruktiv për të promovuar dhe përmirësuar të drejtat e njeriut në Kosovë.