Featured Image

Avokati i Popullit takoi shefen e re të zyrës së Këshillit të Evropës

08/04/2024

Prishtinë, 8 prill 2024 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj priti në takim shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey, të cilën e përgëzoi për emërimin dhe marrjen e detyrës dhe i uroi suksese në përmbushjen e mandatit të saj.

Avokati i Popullit vlerësoi kontributin e dhënë nga Këshilli i Evropës për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin në projekte që kanë ndihmuar institucionin në ngritjen e kapaciteteve, e sidomos të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës.

Znj. Hennessey tha se Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet partneri kyç në vend dhe u zotua për vazhdimin e bashkëpunimit për përmirësimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.