Takimi i Grupit Punues për Barazi Gjinore

28/01/2024

Më 28 janar 2024 u mbajt Takimi i Grupit Punues për Barazi Gjinore i organizuar nga  Këshilli për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në kuadër të Presidencës të Republikës së Kosovës. Tema e diskutimit ishin procedurat për harmonizimin e disa ligjeve përkatëse me dispozitat e Ligjit për barazi gjinore, për të garantuar vendin e merituar të gruas në institucionet publike dhe rolet vendimmarrëse.

Institucioni i Avokatit të Popullit u përfaqësua nga znj. Luljeta Domaniku, Këshilltare e Lartë Ligjore në Departamentin për Mbrojtje nga Diskriminimi.

Nga përfaqësuesit të cilit kanë qenë prezent është ngritur çështja e ligjeve të cilat nuk janë të përfshirë për ndryshime në programin legjislativ të vitit 2024 në  mesin e tyre edhe Ligjin e Punës, Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Ligjin  për Inspektoratin e Punës.

Përfaqësuesit të OJQ-ve është kritikuar gjuhën e përdorur nga ana e disa deputeteve ndaj personave të cilët i përkasin komunitetin LGBTIG+ dhe gjuhën e përdorur me rastin e shqyrtimit të Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.