Featured Image

Avokati i Popullit takoi deputetin e Parlamentit Evropian

25/03/2024

Prishtinë, 25 mars 2024 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj priti në takim deputetin e Parlamentit Evropian, Thijs Reuten me të cilin diskutoi për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend.

Avokati i Popullit e njoftoi deputetin holandez për punën dhe aktivitetet e Institucionit dhe për zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e autoriteteve të Republikës së Kosovës.

Në diskutim u theksua rëndësia e madhe që ka anëtarësimi i vendit në Këshillin e Evropës, meqenëse ky anëtarësim do t`u ofronte mundësi qytetarëve të vendit për t’iu drejtuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Deputeti holandez, Thijs Reuten, ishte emëruar raportues për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe ka negociuar me Këshillin Evropian në emër të Parlamentit Evropian.