Featured Image

Avokati i Popullit nis hetimet lidhur me humbjen e jetës së fëmijës

21/02/2024

Prishtinë, 21 shkurt 2024 – Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim lajmin e raportuar nga mediat lidhur me humbjen e jetës së fëmijës katër vjeçar nga Gjakova.

E drejta në jetë është një e drejtë universale për të gjitha qeniet njerëzore, dhe si e tillë mbrohet me Kushtetutë dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Të drejtat e tjera të njeriut ekzistojnë vetëm kur ekziston e drejta për jetën.

Mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvilloj hetimet lidhur me rastin dhe do tё monitoroj atë nga afër dhe nё vazhdimësi nё mënyrë qё tё siguroj se tё gjitha institucionet pёrgjegjёse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj.