Featured Image

IAP dhe Universiteti i Prizrenit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

12/02/2024

Prishtinë, 12 shkurt 2024 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj dhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, z. Mentor Alishani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që për qëllim ka fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit, përmes edukimit dhe arsimimit ligjor.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndihmojë Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit dhe studentët e programit baçelor dhe master “Qeverisja Demokratike dhe Sundimi i Ligjit” që të kenë qasje për nevoja studimore në të dhënat dhe rastet praktike të zhvilluara nga IAP.

IAP do të mundësojë qasjen e personelit akademik të Fakultetit Juridik dhe studentëve të programit master në vizita të shkurtra studimore me qëllim të realizimit të programit.

Palët po ashtu pajtohen që të organizojnë aktivitete të përbashkëta akademike, përfshirë ligjërata si dhe tryeza profesional në funksion të sundimit të ligjit.