Featured Image

Avokati i Popullit takoi përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

09/02/2024

Prishtinë, 9 shkurt 2024 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim z. Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili udhëheq, mbikëqyrë dhe koordinon aktivitetet me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Z. Hoti foli për punën dhe aktivitetet e komisionit dhe me sfidat që ballafaqohet ky komision, duke theksuar se disa ndër aktivitetet që kanë janë edhe mbështetja e familjeve dhe bashkëpunimi me shoqatat vendore. Ai shtoi se komisioni dhe grupi punues janë duke punuar për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për personat e zhdukur.

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj theksoi se nismat ekzistuese dhe ato të reja ne fushën e drejtësisë tranzicionale duhen të ndikojnë në realizimin më të madh të të drejtave të viktimave për drejtësi dhe reparacione.