Featured Image

Zëvendësi i Avokatit të Popullit bisedoi me studentët për mekanizmat vendorë për parandalimin e torturës

19/12/2023
Prishtinë, 19 dhjetor 2023 – Zëvendësi i Avokatit të Popullit, z. Basri Kastrati, po ashtu ligjërues i jashtëm në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në departamentin e punës sociale, solli studentët e vitit të parë në Institucionin e Avokatit të Popullit, me të cilët diskutuan për “Ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor” si dhe mekanizmat vendorë për parandalimin e torturës.
Këtij takimi iu bashkëngjit drejtoresha e MKPT-së, znj. Shqipe Ibraj Mala me stafin, të cilët shpjeguan punën dhe aktivitetet e mekanizmit, e që përfshijnë inspektimet e rregullta në vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, duke përfshirë ndalimin policor, paraburgimin, burgjet, objektet e paraburgimit e të tjera.