Featured Image

Në kuadër të “16 ditët e aktivizmit” Avokati i Popullit takoi futbollistet e klubit “Prishtina”

05/12/2023

Prishtinë, 5 dhjetor 2023 – Në kuadër të “16 ditët e aktivizmit”, fushata kundër dhunës me bazë gjinore, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi futbollistet e klubit “Prishtina”. Z. Qelaj u tregoi atyre për rolin e tij në luftimin e diskriminimit, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Futbollistet vazhduan stërvitjet nën udhëheqjen e Danya Barsalona.