IAP organizon Ditë të Hapur për Fëmijët
15/11/2023
Prishtinë, 15 nëntor 223 – Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor, më 20 nëntor 2023, me rastin e Ditës Universale të Fëmijëve , organizon ditë të hapur për fëmijët.
Në këtë ditë fëmijët do ta kenë mundësinë që të dëgjohen nga Avokati i Popullit dhe përfaqësuesit e IAP-së, përkatësisht që t’i shprehin mendimet, qëndrimet apo shqetësimet e tyre për probleme të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë jo vetëm në shkollë, por edhe në rrugë e gjetiu.
Avokati i Popullit fton dhe inkurajon të gjithë fëmijët që në këtë ditë të vizitojnë Zyrat e Institucionit të Avokatit të Popullit të cilat do të jenë të hapura nga ora 10:00 e deri në orën 14:00.