Featured Image

Avokati i Popullit mori pjesë në zbulimin e muralit “Gjuha e Urrejtjes nuk është Liri e Shprehjes”

10/12/2023
Prishtinë, 10 dhjetor 2023 – Në shënimin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, 10 dhjetori, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë në zbulimin e muralit “Gjuha e Urrejtjes nuk është Liri e Shprehjes”, në bashkë organizim me Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS).
“Gjuha e urrejtjes mund të jetë e rrezikshme, dhe ne si shoqëri, si shtet, ai institucione publike, duhet të jemi më të kujdesshëm që të vendosim standarde që parandalojnë dhe minimizojnë pasojat që mund t’i shkaktojë gjuha e urrejtjes,” tha Avokati i Popullit.