Avokati i Popullit viziton ekspozitën në lidhje me gjenocidin nazist ndaj komuniteteve rome, ashkali dhe sinti
09/06/2023
Prishtinë, 9 qershor 2023 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj vizitoi ekspozitën të enjten në Prizren, e cila ka për qëllim të sensibilizojë publikun në lidhje me gjenocidin nazist ndaj komuniteteve rome, ashkali dhe sinti.
Ekspozita, e cila fillimisht u prezantua në Gjermani, është organizuar nga organizata joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”.
Ekspozita për ndërgjegjësimin dhe njohjen e vrasjeve, sipas organizatorit do të vazhdoj udhëtimin edhe pasi të mbaroi në Kosovë, dhe do të paraqitet në vendet e ndryshme të Evropës.