Featured Image

Avokati i Popullit takoi Giovanni Pietro Barbano, Shef i EULEX-it

18/12/2023
Prishtinë, 18 dhjetor 2023 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim, z. Giovanni Pietro Barbano, Shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.
Ata diskutuan çështje të shumta që ndërlidhen me të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, duke përfshirë bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve.
Z. Qelaj dhe z. Barbano u zotuan që do të vazhdojnë bashkëpunimin në të ardhmen e që do të ndikojnë në përmirësimin e të drejtave të njeriut në vend.