
Avokati i Popullit Naim Qelaj mori pjesë në debatin për qasjen në drejtësi të komuniteteve të ndryshme gjinore
06/06/2023
Prishtinë, 6 qershor 2023 – Në kuadër të “Java e krenarisë”, në dy takime të ndara, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj tha se të gjitha institucionet duhen të luajnë rol kyç kur vjen në pyetje qasja në drejtësi për komunitetet e ndryshme gjinore në Kosovë.
Avokati i Popullit mori pjesë në një panel diskutimi mbi temën “Shpërfaqja e drejtësisë: Një dialog mbi qasjen në drejtësi për komunitetet e ndryshme gjinore në Kosovë” e organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM).
Po ashtu, në fjalë e tij hyrëse në takimin tjetër të organizuar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, z. Qelaj tha se mbështetja që vjen prej ‘tempullit të dijës” për këtë çështje, do të kontribuojë shumë në promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.