Avokati i Popullit diskutoi për të drejtat e njeriut me “të rinjtë për drejtësi”
28/07/2023
Prishtinë, 28 korrik 2023 – Avokati i Popullit takoi studentët e juridikut me të cilët bisedoi për punën dhe rolin e tij në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Studentët u njoftuan për mandatin dhe kompetencat e Avokatit të Popullit, por edhe për kompetencat e zgjeruara që dalin nga ligje të shumta. Me theks të veçantë u njoftuan edhe për çështjet e trajtuara nga IAP që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.
Studentët janë pjesë e Shkollës Alternative për të Drejtat e Njeriut, që organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” nga organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR).