Featured Image

Avokati i Popullit takoi avokuesit e rinj për të drejtat e fëmijëve

28/12/2023

Prishtinë, 28 dhjetor 2023 – Avokati i Popullit priti një grup të anëtarëve të organizatës “Handikos”, avokues për të drejtat e fëmijëve, të cilët erdhën nga komuna të ndryshme të vendit.

Avokuesit e rinj folën për aktivitetet dhe punën e tyre dhe po ashtu për sfidat dhe problemet që ata dhe fëmijët e tjerë me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë. Ndër të tjera, ata veçuan pengesat që i hasin në rrugë, mungesë të pjerrinave nëpër shkolla, paragjykimet dhe stigma nga të tjerët, ngacmimet në shkollë dhe mungesa e shoqëruesve.

Avokati i Popullit foli për punën që ka bërë Institucioni gjatë këtij viti duke hetuar çështjet si punësimin e personave me aftësi të kufizuara në institucionet qendrore dhe lokale; raporti për qasjen në hapësirat publike; raporti në lidhje me komisionin mjekësor për vlerësimin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik; dhe raporti për qasshmërinë në trotuare dhe hapësira publike në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren. Ai tha se për këto hetime kanë dal raporte për autoritetet përgjegjëse dhe do të përcjell me vëmendje zbatimin e rekomandimeve.

Avokati i Popullit, duke iu dëshiruar të gjitha të mirat për vitin 2014, ripërsëriti zotimin e tij se do të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara t’i gëzojnë të drejtat e tyre.