Featured Image

Avokati i Popullit mori pjesë në Forumin për Ndërtimin e Besimit

24/11/2023
Prishtinë, 24 nëntor 2023 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj, Srdjan Sentic, zëvendës i Avokatit të Popullit dhe Këshilltarja e lartë juridike, Rozafa Selmanaj, për tri ditë radhazi kanë qenë pjesë e Forumit për Ndërtimin e Besimit, i cili u mbajt në Selanik, në datat 21-23 nëntor 2023.
Forumi, i cili u organizua nga UNMIK-u, mblodhi bashkë më shumë se 100 personalitete të ndryshme kosovare, duke përfshirë kryetarë komunash, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët diskutuan për mënyrën e ndërtimit të besimit dhe përmirësimit të raporteve ndërmjet komuniteteve në Kosovë.
Diskutimet u zhvilluan në 6 grupe, të cilat përfshinin çështje si: sundimi i ligjit, të drejtat gjuhësore, ambienti, media dhe keqinformimi, fuqizimi ekonomik si dhe pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja.