Avokati i Popullit takoi përfaqësuesit e komunave, të shoqërisë civile dhe zyrtarë komunalë në komunat e regjionit të Anamoravës
15/11/2023
Prishtinë, 15 nëtor 2023 – Në kuadër të tryezave të organizuara në regjionet e ndryshme të Kosovës, sot, Avokati i Popullit z. Naim Qelaj, takoi në Gjilan përfaqësuesit e komunave, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe zyrtarë komunalë në komunat e regjionit të Anamoravës.
Në këtë tryezë, Avokati i Popullit theksoi rolin dhe rëndësinë e Institucionit të Avokatit të Popullit, me teks të veçantë zbatimin e rekomandineve të Avokatit të Popullit, e cila, sipas Qelajt, ende nuk është në nivel të kënaqshëm.
Ai shtoi se Raporti i Progresit për vitin 2022, e ka renditur Institucionin e Avokatit të Popullit si institucion me besueshmeri të gjerë në popull. Më tej, ai shtoi se ka progres në drejtim të kthimit të përgjigjeve dhe zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e autoriteteve shtetërore. Mirëpo, sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme, sepse sa me i ultë është zbatimi i rekomandimeve, aq me i vogël është respektimi i të drejtave të njeriut.
Të pranishmit e mirëpritën organzimin e kësaj tryeze. Përfaqësuesit e komunave dhanë propozime konkrete në drejtim të gjetjes së mënyrës së duhur për zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe kushtëzimin e zbatimit të tyre me përfitime të granteve buxhetore.
Çështje të tjera të cilat u ngritën nga të pranishmit ishin: zbatimii i Ligjit për barazi gjinore, respektimi i të drejtave të përsonave me aftësi të kufizuar, problemi i qytetarëve të Luginës së Preshevës me mungesën e dokumenteve të identifikimit dhe mos fitimin e shtetësisë dhe të drejtave të tjera për shkak të mungesës së dokumenteve të identifikimit.