
Deklaratё lidhur me Ditёn Universale tё Fёmijёve
20/11/2023
Prishtinë, 20 nёntor 2023 – Me rastin e Ditës Universale të Fëmijëve, Avokati i Popullit rithekson pёrkushtimin dhe angazhimin për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve, siç janë pёrmbledhur në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, Ligjin pёr Mbrojtjen e Fёmijёs dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare dhe kombëtare të të drejtave të njeriut.
Duke u nisur nga rastet e hetuara, Avokati i Popullit konsideron se ёshtё e nevojshme qё nё kёtё ditё tё diskutohet posaqёrisht lidhur me tё drejtёn e fёmijёs pёr tё jetuar njё jetё tё lirё pa dhunё, shfrytёzim dhe abuzim. Nё lidhje me kёtё ҫёshtje, Avokati i Popullit shpreh shqetёsimin për prezencёn e dhunёs nё jetёn e fёmijёve dhe mёnyrёn e reagimit institucional tё deritanishёm nё mbrojtjen e fёmijёve nga dhuna seksuale.
Avokati i Popullit i bёn thirrje të gjitha institucioneve përkatëse, përfshirë qeverinё, prokurorinё, policinё dhe gjykatat qё të përmbushin detyrimet e tyre ligjore për të parandaluar, reaguar dhe dёnuar të gjitha format e dhunës ndaj fëmijëve, përfshirë dhunën seksuale. Pёr mё tepёr, i bёn thirrje qeverisё qё të ndajë burime të përshtatshme dhe të zbatojë politika dhe programe të bazuara në dëshmi që adresojnë shkaqet rrënjësore të dhunës dhe promovojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.
Avokati i Popullit tёrheq vёmendjen se fëmijët kanë të drejtë të marrin pjesë në vendime që ndikojnë në jetën e tyre dhe të shprehin pikëpamjet e tyre lirshëm dhe të sigurtё. Andaj, u bёn thirrje të rriturve që të dëgjojnë dhe respektojnë zërat e fëmijëve, t’i mbështesin vajzat dhe djemtё kur flasin kundër dhunës dhe t’i përfshijnë ata/ato në hartimin dhe zbatimin e strategjive efektive të parandalimit dhe reagimit. Po ashtu, Avokati i Popullit i inkurajon vetё fёmijёt qё shqetёsimet dhe ankesat e tyre lidhur me shkeljet e tё drejtave tё tyre ti adresojnё nё Insitucionin e Avokatit tё Popullit, ku do tё trajtohen me seriozitet dhe pёrkushtim.
Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë nga abuzimi dhe shfrytëzimi, dhe çdo fëmijë meriton qasje në drejtësi, mbështetje dhe kujdes. Andaj, në këtë Ditë Universale të Fëmijëve, i bëjmë thirrje të gjithëve që t’i japin përparësi parandalimit dhe eliminimit të dhunës ndaj fëmijëve dhe të punojnë drejt një bote ku të gjithë fëmijët mund të rriten pa frikë dhe dhunё.
Avokati i Popullit zotohet se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar që nëpërmjet ushtrimit të mandatit të tij tё jetё mik i fёmijёve, gjithmonë nё mbrojtje të të drejtave të tyre, i gatshëm për të bashkëpunuar dhe dёgjuar zërin e tyre.