MKPT mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të Institucioneve të të Drejtave të Njeriut
Prishtinë, 10 nëntor 2023 – Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT), në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit, mori pjesë në konferencën e 14-të ndërkombëtare të Institucioneve të të Drejtave të Njeriut. Konferenca mbajt në Kopenhagë, Danimarkë, me temën “Tortura dhe format e tjera të keq trajtimit – roli i Institucionit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut”.
Përfaqësuesit e konferencës u ndan në grupe punuese, me qëllim të mbledhjes së informatave nga secili shtet pjesëmarrës dhe gjetjes së praktikave më të mira. Puna e MKPT-së u prezantua nga drejtoresha, znj. Shqipe Ibraj Mala, që nga themelimi dhe metodologjinë e punës. Gjithashtu, gjatë punimeve të konferencës, pjesëmarrësit u njoftuan për bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar që ka MKPT.
Përfaqësues shtetesh nga Ukraina, Danimarka, Australia, Shqipëria, Palestina, Uganda, Indonezia, Etiopia, Armenia, Egjipti, Tunizia, India, Kenia, Kolumbia, Filipinet, Togo, Kili, Zambia, Kanada morën pjesë në këtë konferencë. Ata prezantuan praktikat e shtetit të tyre, sfidat dhe mundësitë e funksionimit të Institucionit për të Drejtat e Njeriut e në veçanti punën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës.
Punimet e Konferencës u mbyllen me Miratimin e Deklaratës së Kopenhagës, e cila u bën thirrje shteteve që të ndalojnë torturën dhe format e tjera të keq trajtimit, si e drejtë absolute. Tortura është e ndaluar nën çdo rrethanë!
Konferenca ishte bashkë organizim i Komisionarit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut të Ukrainës (UPCHR), Institutit Danez për të Drejtat e Njeriut (DIHR), Aleancës Globale të Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (GANHRI) dhe Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Konferenca u mbajt në këto data, prej 6 deri më 8 nëntor, me qëllim të shënimit të 75 vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut si dhe 30 vjetorit të Parimeve të Parisit.