Featured Image

Shënohet Dita Evropiane e Gjuhëve

26/09/2023

Prishtinë, 26 shtator 2023 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj së bashku me Komisionarin për gjuhët në Kosovë, Sllavisha Mlladenoviq shënuan Ditën Evropiane për Gjuhët.

Avokati i Popullit tha se qëllimi i kësaj ditë është promovimi i gjuhëve dhe diversitetit linguistik e kulturor që i kemi në vendin tonë.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të cilët pretendojnë se u është cenuar e drejta e gjuhës të shfrytëzojnë të drejtën për ankesë, ndërsa autoritetet të kujdesen që të respektohet ligji për përdorimin e gjuhëve.

Kjo ditë u shënua edhe në Prizren dhe Graçanicë. Kjo ngjarje u mbështet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracion – IOM në Prishtinë.