Featured Image

Avokati i Popullit takoi Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Christian Saunders

30/08/2023

Prishtinë, 30 gusht 2023 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj priti në takim Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Christian Saunders, koordinator special për përmirësimin e reagimit të OKB-së ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual.

Avokati i Popullit e njoftoi Saunders për mandatin dhe kompetencat e tij, si dhe për punën dhe aktivitetet e Institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Z. Qelaj tha se legjislacioni vendor përfshin një numër ligjesh që rregullon këtë çështje, si Kodi penal, Kodi i procedurës penale, Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, Ligji për Barazi Gjinore, Ligji i Punës, Ligji për zyrtarët publik e të tjera.

Avokati i Popullit ndër të tjera theksoi se sfida më e madhe mbetet niveli i ulët i raportimit të rasteve të abuzimit seksual.