K O N K U R S Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Divizionit të Teknologjisë Informative
Në pajtim me nenin 132 dhe 133 të Kushtetutës të Republikës të Kosove, Ligjin nr. 05/L -019 për Avokatin e Popullit, Nenin Rregullore nr. 03/2022 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Institucionin e Avokatit të Popullit, Rregulloren e punës në Institucionin e Avokatit të Popullit nr. 02/2016 dhe Rregulloren nr.02/2017 për Procedurën e rekrutimit, emërimit dhe punës provuese të nëpunësve në Institucionit të Avokatit të Popullit, Institucioni i Avokatit të Popullit shpall:
K O N K U R S
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Divizionit të Teknologjisë Informative, një (1) pozitë
Numri i referencës: 8/2023
Grada/Koeficienti: Niveli drejtues – Sipas Ligjit për Paga të Zyrtarëve Publikë
Mbikqyrësi: Sekretari i Përgjithshëm
Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat, duke përfshirë periudhën e punës provuese 1(një) vjeçare.
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:
- Udhëheq Divizionin e Teknologjisë së Informacionit (TIK) dhe është përgjegjës për menaxhimin e sistemeve të ndryshme të teknologjisë informative, për të siguruar ofrimin e shërbimeve në fushën e TIK-ut, të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës së IAP-it;
- Identifikon, planifikon, propozon dhe këshillon menaxhmentin e lartë të IAP-it lidhur me nevojat e identifikuara për avancime apo shtime të domosdoshme në harduer dhe inicion krijimin e strategjive të TI, krijimin e procedurave, rregulloreve dhe manualeve të TI dhe softuer të TIK-ut, dhe siguron standarde të larta të mirëmbajtjes së tyre;
- Parashtron kërkesat për të siguruar prokurimin e pajisjeve apo softuerit përmes ndërlidhjes me Divizionin e prokurimit;
- Zhvillon softuerin e nevojshëm, rekomandon aplikacionet dhe platformat softverike të rëndësishme të IAP-it dhe siguron ndihmën e duhur për njësitë organizative dhe zyrtarët e IAP-së në zhvillimin e programeve profesionale të nevojshme për përmbushjen e nevojave profesionale të IAP-it;
- Bën sigurimin e integritetit dhe sigurisë së të dhënave në databazën e IAP-it;
- Kontakton dhe udhëzon ofruesit e jashtëm të shërbimeve lidhur me shërbimet e mirëmbajtjes per platformat softuerike dhe ato të rrjetit te TIK-ut me qëllim të sigurimit te performances me standarde të larta te TIK-ut;
- Përpilon planin vjetor të Divizionit të TIK-ut për furnizime me mallra dhe shërbime dhe për trajnime, si dhe përpilon dhe propozon buxhetin operativ për nevoja të TIK-ut;
- Merr pjesë në seminare, trajnime dhe konferenca, në suaza të trajtimit të çështjeve nga fushë veprimtaria e Divizionit.
- Harton raporte, mujore, tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e TIK-ut që zhvillohen;
- Kryerja e funksioneve të tjera administrative, të cilat në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, me qëllim të sigurimit dhe koordinimit të të gjitha shërbimeve të nevojshme në fushën e TIK-ut;
- Kryen edhe detyra të tjera, në përputhje me ligjet dhe me rregulloret në fuqi, të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Diplomë Universitare në shkencat kompjuterike apo informatikë,
- Certifikatat relevante profesionale MSCE në TIK që janë të lidhura me MS Family apo ngjashëm;
- Së paku 3 (tri) vite përvojë në Menaxhimin e ICT (Information and Computer Technologies) ose në fusha të ngjashme të ICT-së.
- Njohje të shkëlqyeshme në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe/ose serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze e obligueshme.
- Vërtetimin se nuk është nën hetime apo i dënuar për vepër penale, jo më i vjetër se 6 muaj.
Aftësi menaxheriale në planifikim, drejtim, organizim dhe mbikëqyrje të punës dhe udhëheqje të ekipit; Njohuri të shkëlqyer të teknologjive kompjuterike e informatike, veçanërisht njohuri dhe përvojë profesionale në mirëmbajtjen dhe servisimin e MS Windows 10/11, MS Windows Server 2012/2016/2019/2022, teknologjisë Virtuale (HyperV) dhe konfigurimin e switch-ve dhe ruterëve Cisco, si dhe të konfigurimit të Ethernetit, TCP/IP, IP adresimit, kablloimit strukturor dhe VPN. Shkathtësi të avancuara kompjuterike në përdorimin e sistemeve operative bazuar në Microsoft, sidomos në Windows 2012/2016/2019/2022; Shkathtësi të avancuara kompjuterike në përdorimin e aplikacione të programeve MS OFFICE 2012/2016/2019 dhe softuerëve të dizajnit grafik (Adobe Photoshop, Adobe ilustrator, Adobe Indesign); Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale për stafin tjetër. Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të administrimit të sistemeve.
Procedura e konkurimit
Procedura e konkurimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kriteret e konkursit.
Formularët për punësim mund të merren në zyrën e IAP, apo në ueb faqen: www.oik-rks.org.
Formularët për punësim dorëzohen brenda afatit të përcaktuar me Konkurs personalisht në zyrën qendrore të Institucionit të Avokatit të Popullit në Prishtinë, Rr. „Migjeni“, nr. 21, 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, përmes postës elektronike në adresën [email protected], si dhe me anë të shërbimit postar.
Formularit për punësim i bashkëngjiten kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe dëshmitë për kualifikim, përvojë të punës, trajnimet e ndjekura si dhe vërtetimin se nuk është nën hetime apo i dënuar për vepër penale.
Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët
Institucioni i Avokatit të Popullit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjitha shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga pjesëtaret e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor. Data e fundit për aplikim është 22 gusht 2023, ora 16:00.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Kandidatët që kanë aplikuar, por nuk janë përzgjedhur, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre pas përfundimit të procedurës së rekrutimit dhe të ankimimit. Dokumentet që nuk tërhiqen administrohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni në nurmin e telefonit 038 223 782.