Featured Image

Avokati i Popullit takoi kryeshefin ekzekutiv të inspektoratit të policisë

18/07/2023

Prishtinë, 18 korrik 2023 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi të martën Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, z. Kushtrim Hodaj.

Diskutimi u fokusua në bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, ankesat që ndërlidhen me pretendimet e shkeljeve të të drejtave të njeriut me rastin e arrestit dhe ndalimit policor, si dhe ofrimi i përgjigjeve nga ana e inspektoratit në kërkesat e Avokatit të Popullit, ku ky i fundit i vlerëson lart për këtë bashkëpunim.

Palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen sa i përket respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.