Featured Image

Avokati i Popullit takoi përfaqësuesit e sindikatës së KEDS-KESCO

27/06/2023

Prishtinë, 27 qershor 2023 – Avokati i Popullit z. Naim Qelaj, priti në takim Kryetarin e Sindikatës së KEDS-KESCO, z. Ahmet Hyseni dhe Kryetarin e Shoqatës së Distriktit Prishtinë, z. Ahmet Mujeci, me të cilët bisedoi lidhur me respektimin e të drejtave të punonjësve në KEDS-KESCO.

Z. Hyseni e njoftoi Avokatin e Popullit për organizimin dhe funksionimin e sindikatës, mbrojtjen e të drejtave të punonjësve, funksionimin e forumit për të drejtat e grave, dhe për një varg çështjesh të ngritura nga sindikata në raport me respektimin dhe përmbushjen e të drejtave të punonjësve në këtë kompani.

Avokati i Popullit i njoftoi të pranishmit për aktivitetet e realizuara dhe ato të planifikuara në kuadër të Task Forcës Standardet e Ndjeshme Gjinore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, të cilat përfshijnë të drejtat, masat dhe politikat që i sigurojnë punonjësve një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm pune dhe gjithashtu pohoi se do të punojnë në bashkëpunimin për çështjet e ngritura në përputhje me mandatin dhe kompetencat e IAP.