
Avokati i Popullit takoi banorët ankues për parkingjet në pronat publike
Prishtinë, 20 qershor 2023 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi banorët e disa lagjeve të qytetit të Prishtinës të cilët kanë bërë ankesa lidhur me parkingjet në pronat publike, të cilat menaxhohen nga “Parking Prishtina”.
Duke marrë parasysh shqetësimet e ngrita nga këta banorë, Avokati i Popullit vizitoi lagjet e qytetit: Bregu i Diellit (rruga Vëllezërit Gërvalla, banesat e hirta) dhe Qendra ( rrugët: Simon Shiroka, Rexhep Luci, Nurije Zeka dhe Luan Haradinaj).
Në lagjen Bregu i Diellit , Avokati i Popullit takoi përfaqësuesit e lagjes, znj. Jehona Ibraj dhe z. Zekë Islamaj, të cilit për së afërmi njoftuan për shqetësimet e banorëve të këtyre objekteve banesore. Aty ishte një laurë e vendosur nga “Parking Prishtina”, e që ishte jashtë funksionit, meqë siç është thënë nga banorët dhe njoftimi i dhënë me herët nga zyrtarët e “Parking Prishtina”, në momentin që banorët kanë kundërshtuar vendosjen e saj, ata i kanë ndalur veprimet deri në një vendim të ri nga Komuna e Prishtinës dhe “Parking Prishtina”.
Përfaqësuesit e banorëve të kësaj lagje pohuan se pjesa e dedikuar për parking është e tyre, meqë e konsideronin se janë bashkëpronar të njësive banesore. Ata ankoheshin që këtë pjesë të dedikuar për parking, po e shfrytëzojnë edhe banorë të tjerë nga blloqet banesore në afërsi dhe pohuan se janë për parking të mbyllur, të vendoset edhe laura por që parkingu të menaxhohet nga vet ata. Ata pohuan se kanë marrë pjesë në dëgjimin publik të organizuar nga komuna e Prishtinës, për draft rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës, por vazhdojnë me qenë të pakënaqur nëse aplikohet tarifa e pagesës për parking.
Ndërsa, në Lagjen Qendra (rrugët: Simon Shiroka, Rexhep Luci, Nurije Zeka dhe Luan Haradinaj), Avokati i Popullit takoi përfaqësuesen e lagjes, znj Violeta Hasani dhe dy përfaqësues të policisë në komunitet të cilët veprojnë në këtë lagje. Z. Hasani njoftoi se kanë marrë pjesë në dëgjimin publik të organizuar nga komuna e Prishtinës për draft rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës, dhe në versionin që tani pritet të hyjë në fuqi, banorët e kësaj lagjeje janë të kënaqur, dhe pohoi se janë për menaxhimin e këtyre parkingjeve nga “Parking Prishtina”. Banorët e kësaj lagjeje treguan edhe për laurën e vendosur në një pjesë të parkingut publik për më shumë se 10 vite nga KEDS, por që ju është thënë nga komuna se do të largohet me hyrjen e rregullores se re ne fuqi, ku kompetenca për laura do te këtë vetëm parking Prishtina.
Avokati i Popullit i njoftoi ankuesit se do të vazhdoj të përcjellë çështjen e rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës, dhe posa të hyjë në fuqi do të vlerësohet nëse dispozitat e saj do të shkelin të drejtat e banorëve dhe do të veproj në pajtim me mandatin dhe autorizimet që ai i ka.