Featured Image

Avokati i Popullit në konferencën përmbyllëse të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”

16/06/2023
Prishtinë, 16 qershor – Në fjalën e tij hyrëse Avokati i Popullit theksoi rëndësinë e angazhimit të gjithëmbarshëm për krijimin e kushteve që fëmijëve të ju ofrohet siguri, mbrojtje, mirëqenie dhe gëzim të të drejtave dhe lirive që u garantohen me kushtetutën e vendit, duke u nisur gjithmonë nga respektimi i parimit të interesit më të mirë të fëmijës.
Gjithashtu falenderoi organizatat partnere që kanë kontribuar në implementimin e këtij projekti, Rrjetin e OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, për punën dhe kontributin e jashtzakonshëm në realizimin e këtij projekti.
Avokati i Popullit theksoi nevojën për angazhim të shtuar institucional për rritjen e cilësisë së shërbimeve sociale dhe shëndetësore, cilësisë së arsimit, gjithëpërfshirjen dhe arsimin për fëmijët me aftësi të kufizuar, si dhe ofrimin e shërbimeve dhe kujdesit social për grupet dhe personat e cenueshëm.
Avokati i Popullit poashtu theksoi qëndrimin për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe për Grantin Specifik për Shërbime Sociale dhe Familjare, duke theksuar nevojën e përfshirjes së këtyre dy qëndrimeve në ligj të zbatueshëm, si kërkesë urgjente dhe e domosdoshme.