Konferenca e Ombudsmanëve të Mesdheut përfundoi me nxjerrjen e Deklaratës së Prishtinës
25/05/2023
Prishtinë, 25 maj 2023 – Takimi i 12-të dhe Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut u zhvillua për dy ditë në Prishtinë në të cilën u diskutua për integritetin dhe pavarësinë e institucioneve të Ombudsmanëve.
Konferenca u bashkë-organizua në mes të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës dhe AOM-it, e cila ka mirëpritur Ombusdmanë dhe përfaqësues të tjerë nga Shqipëria, Greqia, Palestina, Qiproja, Malta, Sllovenia, Turqia, Izraeli, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, dhe pjesëmarrës tjerë të regjionit të Mesdheut përmes platformës online.
Pjesëmarrësit diskutuan për sfidat e reja me të cilat ballafaqohen institucionet e Ombudsmanëve sa i përket pavarisësë si një ndër elementet thelbësore për funksionimin më të mirë dhe për një mbrojtje më të suksesshme të të drejtave të njeriut.
Pas dy ditë diskutime, anëtarët e Asociacionit nxorrën ‘Deklaratën e Prishtinës’ duke dalur me disa qëndrime të përbashkëta që mëtojnë të forcojnë bashkëpunimin dhe aktivitetet në të ardhmen.
Ndër të tjera, deklarata riafirmon se të drejtat e njeriut janë universale, të pandashme dhe të ndërvarura dhe se Institucionet e Ombudsmanëve, ndërmjetësuesit dhe institucionet tjera të të drejtave të njeriut kanë një rol qendror në sistemin e të drejtave të njeriut.
Një pikë tjetër thekson përkushtimin për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar, rajonal dhe ndërkombëtar me qëllim që në mënyrë efektive mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore dhe të vendosur për të ripërcaktuar Mesdheun nga një det që na ndan me detin që na bashkon, siç theksohet në Deklaratën e AOM Nafplion të 5 tetor 2021.
Duke vënë në dukje se institucionet e Ombudspersonit përbëjnë një pjesë integrale të qeverisjes demokratike dhe kanë rol vendimtar për sundimin e ligjit, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, por edhe në mbikëqyrjen e zbatimin efektiv të detyrimeve dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Duke pranuar se integriteti dhe pavarësia janë parime kyçe që duhet të drejtojnë punën e Institucionet e ombudspersonit, ndërmjetësit dhe institucioneve kombëtare për të drejtat e njeriut (IKDNJ) dhe gjithashtu janë themelet mbi të cilat duhet të jenë ndërtuar.
Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, u organizua edhe një pritje për Ombudsmanët e Mesdheut, e cila u mbajt në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
Asambleja zgjodhi nën-kryetarin e ri, është bërë anëtarësimi në këtë asociacion i Ombudsmanit të regjionit të Lazios, Itali, dhe Malta do të jetë nikoqirja e radhës së Asamblesë së Përgjithshme e cila do të mbahet në vitin 2025. Bordi drejtues i AOM-it po ashtu ka suspenduar nga Asociacioni, Komisionerin e lartë për të drejtat e njeriut të Federatës Ruse.