FTESË MEDIAVE – Prezantimi në publik i Raportit Ex Officio nr. 577/2021
Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues – Qasja në informata dhe shërbime kontracepsioni, në abort dhe kujdes pas abortit, si dhe kujdesin për shëndetin e nënës.
Institucioni i Avokatit të Popullit ju fton të përcillni lansimin në publik të Raportit me rekomandime Ex Officio nr. 577/2021, përkitazi me “Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues, që do të mbahet të premten, më 14 prill 2023 dhe fillon prej orës 10:30 në Hotel Sirius, Prishtinë.
Ky Raport, është rezultat i një hetimi të përgjithshëm përkitazi me të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues dhe ka pasur për bazë dëshmi të drejtpërdrejta nga gra/vajza, që potencialisht u janë cenuar të drejta që drejtpërdrejtë apo tërthorazi lidhen me aspektet që ka vënë në fokus hetimi në fjalë.
Prezantimi në publik i këtij Raporti, tashmë të adresuar, ofron mundësinë e bashkëbisedimit lidhur me të gjeturat dhe konkludimet, si dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe zbatimin e tyre nga autoritetet përgjegjëse.
Ju mirëpresim!