Avokati i Popullit takoi anëtarët e komisionit parlamentar për legjislacion të Danimarkës
Prishtinë, 14 prill 2023 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim një delegacion të parlamentarëve nga Danimarka, respektivisht anëtarë të komisionit parlamentar për legjislacion.
Z. Qelaj i informoi të pranishmit me mandatin dhe kompetencat e tij, si dhe për punën dhe aktivitetet e Institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut.
Avokati i Popullit foli edhe për punën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalim të Torturës e cila monitoron punën e të gjitha vendeve ku mbahen personat e privuar nga liria, përfshirë stacionet policore, qendrat e paraburgimit, burgjet, vendet ku mbahen të huajt e privuar nga liria, si dhe institucionet psikiatrike dhe të kujdesit social.
Z. Qelaj tha se ka pasur kontakte dhe biseda me homologun e tij në Danimarkë e që kishin të bënin me marrëveshjen e Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të dënuarve nga Danimarka në Kosovë.
Ai tha se për Kosovën kjo është një praktike e re dhe se do të vazhdojë ta ketë në vëmendje këtë proces, duke shtuar se bashkëpunimi ndërkombëtar është një ndër çështjet me interes për Institucionin e Avokatit të Popullit.
Deputetë danez u interesuan për zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e institucioneve publike si dhe për gjendjen e përgjithshme të burgjeve në Kosovë.