Avokati i Popullit takoi qytetarët e komunës së Leposaviqit
10/03/2023
Avokati i Popullit takoi të enjten qytetarët e komunës së Leposaviqit me të cilët ka diskutuar tema të ndryshme, e posaçërisht në lidhje me situatën e krijuar pas dorëheqjeve të zyrtarëve të komunitetit serb nga organet e administratës lokale publike.
Qytetarët ngritën shqetësimet e tyre sa i përket situatës së sigurisë dhe rreth shpronësimit të disa pronave dhe kundërshtimit që po i bëjnë qytetarët këtij procesi.