IAP dhe ORK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
21/03/2023
Prishtinë, 21 mars 2023 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën jo-qeveritare, Opre Roma Kosovo, e përfaqësuar nga Sebastijan Sherifoviq.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta nga fusha e të drejtave të njeriut, me qëllim të avancimit të të drejtave të njeriut në vend.
Fushëveprimi i marrëveshjes ka të bëjë me bashkëpunimin para fazës së zbatimit të regjistrimit kombëtar në Kosovë që do të mbahet në vitin 2023.
Aktivitetet e përbashkëta do të realizohen në formë të fushatave vetdijësuese me qëllim të informimit për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të romëve në procesin e regjistrimit të popullsisë.