Featured Image

Deklaratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

21/02/2023
Prishtinë , 21 shkurt 2023 – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare 2023, Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët dëshirojnë që bashkërisht të theksojnë rëndësinë e shumëgjuhësisë dhe edukimit shumëgjuhësh.
Gjuha nuk është vetëm një mjet komunikimi në jetën e përditshme; është thelbësore për ruajtjen e identitetit kulturor dhe për mësimin rreth kulturës së të tjerëve. Gjuha dhe kultura janë përbërës thelbësorë të identiteteve tona dhe i lidhin komunitetet. Festimi dhe mësimi i gjuhës amtare është gjithashtu i rëndësishëm për të siguruar që çdo person të arrijë shkrim-leximin gjuhësor dhe matematikor. Duam të theksojmë se gëzimi i të drejtave gjuhësore është vendimtar për realizimin e të drejtave civile, politike, kulturore dhe ekonomike, të përcaktuara nga standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Mësimi në gjuhën amtare gjithashtu ndërton një bazë kritike për ruajtjen e diversitetit gjuhësor dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Detyra jonë është t’ua kujtojmë institucioneve shtetërore detyrimin e tyre për të respektuar ligjet vendase dhe standardet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për të drejtën e përdorimit të gjuhëve. Prandaj, të dyja institucionet tona vazhdojnë të punojnë së bashku për të mbështetur shumëgjuhësinë dhe zbatimin e standardeve të vlefshme gjuhësore në mbarë Kosovën.
UNMIK-u dhe IOM-i do të jenë të lumtur të mbështesin përpjekjet e të dyja institucioneve për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat gjuhësore si iniciatorin e paqes, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe marrëdhënieve miqësore mes popullit të Kosovës.