Avokati i Popullit diskutoi me studentët e EMA-s për të drejtat e njeriut
Prishtinë, 26 janar 2023 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të programit “The European Master’s Degree in Human Rights and Democratization (EMA)” me seli në Vjenë të Austrisë dhe Venedik të Italisë.
Avokati foli për gjendjen e përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë, për mandatin dhe kompetencat e tij, si dhe për funksionimin e Institucionit, që nga themelimi e deri më sot. Z. Qelaj u shpjegoi punën e trajtimit të ankesave, bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare, praktikat më të mira, por gjithashtu edhe sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet.
Studentët u interesuan edhe për shumë çështje të tjera të ndërlidhura me të drejtat e njeriut. Për çdo vit, IAP-in e vizitojnë studentët e këtij programi të nivelit master, në lëmin e demokratizimit dhe të drejtave të njeriut.