Avokati i Popullit mori pjesë në konferencën që u diskutua për të ardhmen e të drejtave të njeriut, sfidat në mbrojtje të të drejtave në botë
Prishtinë, 12 janar 2023 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë në konferencën dy ditore të organizuar ndërmjet 11 dhe 12 janarit në Ankara të Turqisë me temën “Të drejtat e njeriut në shekullin 21”, organizuar nga Zyra e Ombudsmanit të Turqisë.
Në këtë konferencë, me pjesëmarrje të Ombudsmanëve nga shume vende të botës, u diskutua mbi të ardhmen e të drejtave të njeriut, rolin e Ombudsmanëve në mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut, të drejtat e njeriut në kohë lufte, gjendje migracioni; ndikimi i pandemisë në të drejtat e njeriut dhe efekti i digjitalizimit në të drejtat e njeriut.
Avokati i Popullit në fjalën e tij të rastit foli mbi mandatin e Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë, sfidat dhe të arriturat e deritanishme.