Avokati i Popullit diskutoi me studentë për të drejtat e njeriut
21/12/2022
Prishtinë, 20 dhjetor 2022 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti të martën studentët e departamentit të drejtësisë dhe të shkencave politike të Kolegji Universum.
Z. Qelaj foli për mandatin dhe kompetencat e tij, si dhe për punën dhe aktivitetet për mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut.
Biseda me studentët vazhdoi me pyetje të shumta që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.