
Avokati i Popullit mori pjesë në Javën e të Drejtave të Njeriut
07/12/2022
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë në një konferencë që shënon fillimin e javës së të drejtave të njeriut organizuar nga organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS), me sloganin “Bashkë, kundër padrejtësive!”.
Konferenca kishte për temë “Obligimet e shtetit ndaj të drejtave të njeriut”.
Avokati i Popullit, z. Qelaj tha se është përgjegjësi e shtetit për t’i përmbush detyrimet pozitive që i ka për mbrojtjen në jetë, ndërsa në rastet kur dështon t’i përmbush këto detyrime, atëherë duhet të merr përgjegjësinë sepse nuk është e mjaftueshme vetëm identifikimi i shkaqeve, por duhet të merr masat që rastet e tilla të mos përsëriten më.
“Njëra prej kërkesave të mija të vazhdueshme si Avokat i Popullit është që autoritetet të koordinohen në mes vete dhe të funksionojnë si sistem i vetëm,” tha z. Qelaj.
Ai shtoi se me rëndësi të madhe është edhe përmbushja e rekomandimeve që Avokati i Popullit ua adreson autoriteteve, e veçanërisht pas hetimeve të bëra për dhunën në familje.
Gjithashtu Avokati i Popullit vazhdimisht ua ka tërheq vëmendjen autoriteteve për masat e parandalimit që mos të vije deri të rastet e tilla, në drejtim të zbatimit të ligjit dhe marrjen e masave për fuqizimin e mekanizmave për raportim dhe llogaridhënie.