NJOFTIM PËR VAZHDIMIN E AFATIT TË KONKURSIT

25/11/2022

Në pajtim me nenin 132 dhe 133 të Kushtetutës të Republikës të Kosove, Ligjin nr. 05/L -019 për Avokatin e Popullit, Rregullore nr.03/2022 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Institucionin e Avokatit të Popullit, Rregulloren e punës në Institucionin e Avokatit të Popullit nr. 02/2016 dhe Rregulloren nr. 02/2017 për procedurën e rekrutimit, emërimit dhe punës provuese të nëpunësve të Institucionit të Avokatit të Popullit, përkatësisht për shkak të mosarritjes së balancuar të kandidatëve nga aspekti etnik, njoftohen të gjithë aplikuesit për zgjatjen e afatit të konkursit të datës 09.11.2022 edhe për 7 (shtatë) ditë të tjera,  i cili është publikuar në gazetën ditore  “Bota Sot” dhe i emituar në Radio Graçanicë, për pozitën:

Këshilltar juridik në DMD – Vendi i punës është i rezervuar për punësimin e personave me aftësi të kufizuara – 3/2022

Përmbajtja e konkursit për këtë pozitë mbetet e njëjtë me konkursin e shpallur në datën e lartshënuar.

Konkursi mbetet i hapur 7 ditë kalendarike nga dita e publikimit, përkatësisht deri më 01.12.2022.

Kërkesat e dërguara pas kalimit të afatit për aplikim, dhe ato të pakomletuara nuk do të shqyrtohen.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni në nurmin e telefonit 038 223 782.