Featured Image

Avokati i Popullit vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

24/11/2022

Prishtinë, 24 nëntor 2022 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj vizitoi SOS Fshatrat e fëmijëve Kosovë ku takoi drejtoren nacionale të organizatës, znj. Nezahat Ramadani Salihu, e cila foli për punën e tyre në ndihmë të fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes.

Avokati i Popullit vizitoi edhe hapësirat tjera të organizatës dhe po ashtu takoi edhe fëmijët. Ai pa punën e disa fëmijëve në punëtori të ndryshme ku ata kanë aktivitetet kryesore për të kaluar kohën e lirë dhe për tu aftësuar po ashtu. Z. Qelaj përgëzoi znj. Ramadani Salihu dhe bashkëpunëtoret e saj për punën që po bëjnë në të mirë të shoqërisë duke theksuar mbështetjen e Institucionit të Avokatit të Popullit.