IAP shënoi Ditën Universale të Fëmijëve
21/11/2022
Prishtinë, 18 nëntor 2022 – Për nder të Ditës Universale të Fëmijëve, Institucioni i Avokatit të Popullit priti një grup të fëmijëve të udhëhequr nga mësueset e tyre.
Nikoqire kësaj radhe në zyret qendrore ishte, znj. Igballe Rrahmani, drejtore e departamentit për mbrojtje të fëmijëve. Ajo u tregoi fëmijëve për të drejtat themelore dhe për punën e Avokatit të Popullit, si mbrojtës i të drejtave të tyre. Fëmijët në fund dhuruan një dhuratë për Institucionin.
Anita Çavdarbasha Korenica, Zëvendëse e Avokatit të Popullit dhe Hasije Islami, këshilltare e lartë juridike, takuan fëmijët në qytetin e Pejës.
Basri Kastrati,Zëvendës i Avokatit të Popullit, Kadrush Syla, këshilltar i lartë juridik dhe Shemsedin Mustafa, këshilltar juridik, po ashtu diskutuan me të rinjtë në Gjilan.
Baki Gimolli, këshilltar i lartë juridik dhe Kemal Aliu, këshilltar juridik, takuan fëmijët ne qytetin e Ferizajit.
Mark Kaqinari, këshilltar i lartë juridik, diskutoi me të rinjtë e Gjakovës për të drejtat e tyre.