Featured Image

Avokati i Popullit takoi anëtarët e komuniteteve të Klinës

17/11/2022

Prishtinë, 17 nëntor 2022 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj së bashku me bashkëpunëtorë, takuan në Klinë anëtarët e komuniteteve të ndryshme që jetojnë në këtë komunë, po ashtu edhe përfaqësuesit lokal të këtij qyteti.

Në fjalën e tij hyrëse, z. Qelaj rikonfirmoi angazhimin e tij për të qenë sa më afër komuniteteve, për të bashkëbiseduar lidhur me situatën dhe nevojat e tyre.

Përfaqësuesit komunal dhe të komuniteteve u njoftuan për punën dhe mandatin e Avokatit të Popullit, por edhe për të drejtat e njeriut në përgjithësi, si e drejta në vendin e punës, cilat janë mekanizmat mbrojtës si dhe mekanizmat për përfshirjen e komuniteteve, si dhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të autoriteteve dhe komuniteteve.

Pjesëmarrësit theksuan disa prej sfidave të tyre si çështjet pronësore, fëmijët në situatë rruge dhe braktisja e shkollës, dhe largimi i familjeve nga skemat sociale për shkak të moshës së fëmijëve.

Takimi u organizua nga OJQ “Advancing together”, në një seri takimesh me Avokatin e Popullit dhe komuniteteve të vendit.