Featured Image

Avokati i Popullit u mirëprit nga Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani

10/10/2022

Prishtinë, 10 tetor 2022 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj u prit të hënën në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, të cilët diskutuan për çështje të ndryshme sa i përket gjendjes së të drejtave të njeriut.

Një ndër pikat kryesore të diskutimit ishte edhe adresimi i problemeve me të cilat përballen qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në këto komuna përkatëse por edhe atyre që jetojnë në Kosovë. Avokati i Popullit theksoi se është duke konsideruar një forum që do të përfshijë hisedarë të shumtë që mund të kontribuojnë në trajtimin e duhur të këtyre çështjeve.

Avokati i Popullit, z. Qelaj dhe Presidentja Osmani po ashtu diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, një instrument i rëndësishëm për qytetarët në garantimin e plotë të të drejtave të njeriut, në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe të mediave, promovim i barazisë dhe të drejtat e minoriteteve.