Ftesë për organizatat e shoqërisë civile dhe mediat
03/10/2022
Prishtinë, 3 tetor 2022 – Institucioni i Avokatit të Popullit ka filluar procedurat për përzgjedhjen e një zëvendësi të Avokatit të Popullit, nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
Avokati i Popullit i bënë thirrje organizatave të shoqërisë civile dhe mediave për të përcjellë për së afërmi zhvillimin e procedurave të këtij konkursi.
Takimi i radhës mbahet të premten, 7 tetor 2022, prej orës 09:00, në zyrat e Institucionit të Avokatit të Popullit, kati i 4-të.