Deklaratë e Avokatit të Popullit me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve
Prishtinë, 26 shtator 2022 – Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët punojnë së bashku për të promovuar dhe përmirësuar të drejtat gjuhësore në Kosovë.
Në Ditën Evropiane të Gjuhëve, Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët dëshirojnë të theksojnë përkushtimin e tyre në promovimin dhe përmirësimin e të drejtave gjuhësore dhe shumëgjuhësisë në jetën e përditshme.
Kjo nënkupton fuqizimin e të gjitha komuniteteve, nxitjen e kulturës së respektimit dhe përfshirjes dhe arritjen e mirëkuptimit më të madh ndërkulturor mes të gjithë njerëzve në Kosovë.
Të dyja zyrat janë të përkushtuara për të promovuar rëndësinë dhe vlerën e diversitetit gjuhësor dhe kulturor për kohezionin social dhe zhvillimin e komuniteteve në Kosovë.