Featured Image

Avokati i Popullit takoi përfaqësuesit e shoqërisë civile të komunave të Kosovës

08/09/2022

Prishtinë, 8 gusht 2022 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë të enjten në një diskutim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, e organizuar nga OJQ ‘Civikos”, me temën “Roli i Zyrave Rajonale të Avokatit të Popullit dhe mundësia e bashkëpunimit me organizatat lokale”.

Z. Qelaj tha se bashkëpunimi me organizata e shoqërisë civile është domethënëse dhe e obliguar me mandatin dhe kompetencat që ai ka, dhe se rruga për përmirësimin e të drejtave të njeriut është e përbashkët.

Avokati i Popullit shtoi se janë ndërmarrë hapa konkret siç është krijimi i forumit për dialog mes Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile, qëllimi i të cilit është themelimi i një platforme të përbashkët bashkëpunimi me qëllim të identifikimit të sfidave dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut si dhe zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta në funksion të promovimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë.

Për të kuptuar më shumë për rolin dhe mandatin e Avokatit të Popullit, janë paraqitur prezantime nga znj. Aleksandra Dimitrijevic, nga zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në Graçanicë, z. Mark Kaqinari, zyra në Gjakovë dhe z. Arbër Berisha, nga zyra e Mitrovicës.