
Telegram ngushëllimi
12/08/2022
E nderuara familja Syla,
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës suaj dhe koleges sonë të respektuar, znj. Merita Syla. Ajo ndahet fizikisht nga ne, por puna dhe veprat e saj do të kujtohen gjithmonë. Znj. Meritë ka dhënë një kontribut të madh në Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) për gati dy dekada dhe me punën e saj ka lënë gjurmë të përhershme.
Avokati i Popullit dhe kolegët ju shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen tuaj, për të afërmit dhe për miqtë e së ndjerës.
Institucioni i Avokatit të Popullit do të organizojë një mbledhje përkujtimore për nder të saj, më 16 gusht 2022, prej orës 12:00, në zyrat qendrore të IAP-së në Prishtinë.