
Avokati i Popullit takoi kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Albina Shabani Rama
14/07/2022
Prishtinë, 14 korrik 2022 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj u prit në takim të enjten nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Albina Shabani Rama.
Kryetarja Shabani Rama theksoi angazhimin e gjykatës në lidhje me rekomandimet që dalin nga raportet e Avokatit të Popullit. Ajo potencoi edhe sfidat me të cilat përballet gjykata e në veçanti për ngarkesën e madhe me lëndë në raport me numrin e vogël të gjyqtarëve.
Z. Qelaj shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit më Gjykatën Themelore në Prishtinë në drejtim të avancimit të respektimit të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.