Featured Image

Avokati i Popullit takoi kryetarin e Gjykatës së Apelit, z. Valon Totaj

13/07/2022

Prishtinë, 13 korrik 2022 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi të mërkurën kryetarin e Gjykatës së Apelit, z. Valon Totaj, të cilin e uroi për marrjen e pozitës së re, duke i dëshiruar suksese në mandatin e tij.

Ata diskutuan për punët dhe aktivitetet në institucionet respektive, për sfidat në punë dhe prioritetet në planet e tyre. Z. Totaj dhe z. Qelaj u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit për të ndikuar në përmirësimin e të drejtave të njeriut në vend.