Featured Image

KOMUNIKATË

23/06/2022

Sot, më 23 qershor 2022, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar rreth të gjeturave dhe rekomandimeve të dalura nga Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë në vitin 2021dhe modalitetet e adresimit të përbashkët të tyre.

 Në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si IKD, VORAE, YIHR, Handikos, New Social Initiative u shtruan për diskutim sfidat dhe nevojat aktuale për adresim lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta, trajtimi i barabartë dhe mosdiskriminimi, respektimi i të drejtave të komuniteteve joshumicë, përkatësisht komunitetit serb, rom, ashkali dhe egjiptas, qasja e tyre në edukim dhe punsim, gjuha e urrejtjes në diskursin publik si dhe avancimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe shoqërisë civile në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

 Njëherit Avokati i Popullit z. Qelaj, ofroi bashkëpunim me organizatat në fjalë për të adresuar sfidat aktuale me të cilët ballafaqohen qytetarët në repektimin e të drejtave themelore, barazinë dhe mosdiskriminim.

 Poashtu u dakordua që çështjet e ngritura në këtë takim të adresohen edhe gjatë takimeve dhe punës në vijim të Forumit të Dialogut në mes të Avokatit të Popullit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile​